Bie nga ura ku po ecte me biçikletë, vdes 30-vjeçari në Përmet

Humb jetën një i ri nga fshati Kutal në Përmet.

Mësohet se i riu Endrit Baçi 30 vjeç ishte duke udhëtuar me biçikletën e tij mbi pasarelën pranë fshatit Kutal.

Ai ka rrëshqitur nga 10 metra lartësi duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ngjarja ka ndodhur para 1 orë kur i riu banori fshatit u largua nga banesa dhe me vonë dëshmitarë panë trupin e tij të pajetë poshtë nën urë. /Ora News

SHKARKO APP