Bie niveli i ujërave në tokat e përmbytura në qarkun e Shkodrës

Situata në territorin e qarkut Shkodër paraqitet e qëndrueshme dhe në përmirësim gradual.

Sipas përditësimit të fundit të Prefekturës Shkodër, në zonën e Dajçit është vërejtur rënie e nivelit të ujit, ndërsa te “Urrelat e Shirqit” nuk ka më prani uji. Aksi rrugor i Obotit vijon të ketë prezencë uji rreth 20–30 cm, por me tendencë të vazhdueshme rënieje.

Prefektura e qarkut Shkodër bën të ditur se transporti i banorëve në zonat e prekura vijon të realizohet nga Regjimenti i Këmbësorisë së Veriut, me një mjet me kalueshmëri të lartë dhe pesë efektivë të Forcave të Armatosura.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në territorin e bashkive Vau Dejës, Malësi e Madhe, Pukë dhe Fushë Arrëz, situata paraqitet e qëndrueshme dhe nën kontroll, pa raportime për problematika apo emergjenca.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit Lezhë, nivelet e ujit në pikat monitoruese vijojnë të jenë nën kuotat kritike. Niveli i lumit Drin në Bahçallëk ndodhet në kuotën 7.2 metra, ndërsa lumi Buna regjistrohet në kuotën 8.30 metra në Pazar dhe 6.40 metra në Dajç. Hidrovoret e Velipojës vijojnë të funksionojnë normalisht në kuotën –1.90 metra dhe punojnë në kapacitet të plotë, duke garantuar menaxhimin e prurjeve.

Nga Drejtoria Rajonale e Vendosjes Shkodër raportohet se nuk ka probleme me qarkullimin rrugor. Megjithatë, në akset malore rekomandohet qarkullimi me goma dimërore dhe/ose zinxhirë.

Prefektura Shkodër njofton se kontraktorët e mirëmbajtjes rrugore konfirmojnë se qarkullimi në akset Qafë Mali–Fierzë dhe K/Hadroj–Q/Bënë kryhet vetëm me goma dimërore ose zinxhirë.

Akset Dedaj–Razëm, Bogë–Qafë Thore–Theth dhe Hani i Hotit–Vermosh janë të kalueshme, por kërkohet respektim rigoroz i rregullave të qarkullimit, sinjalistikës dhe përdorimi i pajisjeve dimërore.

Institucioni i Prefektit të Qarkut Shkodër, në bashkëpunim me strukturat përgjegjëse, vijon të jetë në terren dhe të monitorojë në mënyrë të pandërprerë situatën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?