Bie niveli i ujit në Shkodër
Ka rënë në 4700 ha sipërfaqja e përmbytur në Shkodër 670 hektarë më pak se 24 orët e shkuara.Megjithatë mbeten problematike rruga e Obotit e cila është e bllokuar dhe ajo në Darragjat.
Për të komunikuar me fshatin Obot janë rikthyer varkat pas 48 orëve pezullimi për shkak të stuhive dhe kushteve ekstreme. Mbi 500 banesa vijojnë të jenë të rrethuara nga uji dhe 16 të përmbytura.
Nga ana tjetër akset rrugore që lidhin Shkodrën me Velipojën dhe Dajçin janë zhbllokuar plotësisht nga uji. Banorët e fshatrave të Dajçit tregojnë se çdo gjë është shkatërruar dhe shteti i ka lënë në harresë.
“Dy javë të bllokuar nuk kemi garanci nga shteti mundi jonë iku i tëri”
“ Jemi bllokuar nga të tëra anet më keq nuk ka, askush s’na ka sjellë gjë veç një bidon ujë ne diçka hamë po më keq e ka blegtoria ska asgjë për të ngrënë“ thonë banorët
Në zonat ku uji ka nisur të tërhiqet siç janë lagjet periferike të Shkodrës apo në pedonalen e Molos, kanë dalë në pah mbeturinat e shumta që ka sjellë përmbytja. Duke i konsideruar një burim infeksionesh dhe përhapjeje epidemie, banorët kërkojnë largimin e tyre me emergjence.