Bie optimizimi për të ardhurat – Ndryshimet në buxhet në Kuvend, ndryshojnë financimet
Fushata anti-informalitet mesa duket nuk ka dhënë efektet e pritura në të ardhurat buxhetore, duke e detyruar qeverinë që përmes një akti normativ të rishikojë treguesit kryesorë, ku ka ulur parashikimin për të ardhurat dhe shpenzimet me 124 miliardë lekë për secilin zë, ndërsa është parashikuar që deficiti të qëndrojë i pandryshuar në 33 miliardë lekë.
Akti Normativ është depozituar për diskutim në Komisionet Kuvendore, ndërsa nuk është reflektuar asnjë fond për rritje pagash dhe pensionesh, çka lë të hapur mundësinë për ndryshime të tjera në buxhet. Sipas relacionit shpjegues, ndryshimet reflektojnë rritjen e tavanit të shpenzimeve për njësitë vendore, në masën 4 miliardë lekë, si rrjedhojë e rritjes në masën 3 miliardë lekë të të ardhurave vendore, dhe, në masën 1 miliardë lekë të financimit të huaj vendor.
Të mundësojë shlyerjen në kohë të detyrimeve financiare kontraktuale të institucioneve buxhetore, duke reduktuar mundësinë e krijimit të detyrimeve të prapambetura deri në fund të vitit 2019. Rishikimet buxhetore, sipas relacionit, sigurojnë financimin për disa zëra sensitive të shpenzimeve rrjedhëse, si fondi rezervë, skema e fermerëve, skema e PAK-ut, arsimi i lartë, rendi, mbrojtja, etj, ndërsa 6 milionë dollarë do të shikojnë vetëm për kompensimin e dëmeve nga tërmeti i fundit.
Nga ana tjetër rishpërndahen fondet edhe sa takon investimeve, duke shkuar tek ato projekte që kanë pasur progres pozitiv, ku 1 miliardë lekë shkojnë për By-pass e Fierit dhe 1 mld lekë për Bulevardin Verior dhe Rehabilitimin e Lumit të Tiranës.
SCAN