Bie qeveria e Krivokapiç, buzëqesh Abazoviç

Parlamenti malazez votoi me 43 vota pro dhe 11 kundër për mocionin e rrëzimit të qeverisë kryeministrit Zdravko Krivokapiç.

Mosbesimin e Qeverisë i votuan 43 deputetë të opozitës dhe të grupit parlamentar “Bardhezi”. Kundër ishin 11 deputetë (Demokratët, të Drejtat dhe Mali i Zi i Bashkuar).

Para votimit, deputetët e Frontit Demokratik (DF), Lëvizjes për Ndryshim (PzP) dhe Partisë Popullore Socialiste (SNP) u larguan nga salla plenare.

SHKARKO APP