Bie zjarr në brendësi të ish-repartit ushtarak

Situata me zjarret në vend, vijon që të jetë problematike. Një vatër është shfaqur mbrëmjen e së enjtes brenda ish-repartit ushtarak të Pocestës, duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi të ulët.

Ka qenë i menjëhershëm reagimi i shërbimit zjarrfikës të bashkisë së Maliqit, të cilët janë izoluar vatrën dhe kanë fikur flakët duke evituar dëmet në ndërtesat pranë.

Kjo është hera e dytë brenda pak kohësh që në këtë repart ndodhin situata të tilla ndërsa policia po heton për shkaqet e zjarrit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?