
Një zjarr ka rënë pasditen e kësaj të mërkurë në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Zjarri dyshohet të ketë nisur nga disa kabuj elektrikë në katin e poshtëm të godinës. Flakët janë neutralizuar me fikëse dore nga punonjësit e policisë, ndërsa më pas në vendngjarje është thirrur edhe zjarrfikësja për arsye sigurie.