Bie zjarr në Radhimë, rrezikohet kabina elektrike
Aktualitet E Enjte, 19 Gusht 2021 17:20
Një vatër e madhe zjarri ka rënë në zonën Radhimës në Vlorë dhe është përhapur me shpejtësi për shkak të erës së fortë.
Zjarri ka arritur përmasa të mëdha dhe ndodhet shumë pranë një kabine të energjisë elektrike që furnizon zonën me energji.
Në vendngjarje kanë shkuar me shpejtësi zjarrfikësit pasi rrezikohet dhe një karburant që gjendet pranë.