Bie zjarr në zonën e minuar kufitare Greqi-Shqipëri

Vatrat e zjarrit në vend janë rikthyer në problematike. Një vatër zjarri është shfaqur këtë pasdite në piramidën 12 në kufi me Greqinë, në afërsi të fshatit Kamnik në Ersekë.

Mësohet se zjarri fillimisht është shfaqur në territorin grek e më pas ka kaluar në tokën shqiptare. Vendi ku ndodhet vatra e zjarrit, është ende një fushë e minuar thonë burimet lokale.

Forca të policisë kufitare, punonjës të MZSH dhe shërbimi pyjor ndodhet në afërsi të zonës për të monitoruar situatën e zjarrit dhe mos lejuar për përhapjen e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?