Bien në pranga tre anëtarët e një bande skifterësh në Itali

Karabinierët italianë kanë finalizuar një operacion të suksesshëm duke prandaluar aktivitetin kriminal të një grupi prej tre shqiptarësh, të cilët terrorizuan bizneset në zonën e Bassano del Grappa. Hetimet e gjata dhe analizimi i provave filmike çuan në prangosjen e personave të dyshuar për një seri grabitjesh të bujshme të kryera gjatë verës së kaluar.

Sipas dosjes hetimore, treshja e shqiptarëve kishte shënjestruar fillimisht një depo tregtare në Via Vicenza, ku pasi neutralizuan sistemin e alarmit, arritën të përvetësonin pajisje teknologjike, pije alkoolike të markave luksoze dhe një shumë të konsiderueshme parash cash. Ky aksion i vetëm i shkaktoi biznesit një humbje financiare prej rreth 25,000 eurosh.

Po të njëjtën natë, grupi tentoi të godiste një tjetër sipërmarrje industriale në të njëjtën lagje, por dështoi për shkak të reagimit të menjëhershëm të mbrojtjes elektronike. Tashmë të arrestuarit do të përballen me drejtësinë italiane për akuzat e vjedhjes me pasoja të rënda dhe dëmtimit të pronës, ndërsa vijojnë verifikimet nëse ata janë të përfshirë në ngjarje të tjera të ngjashme në rajon.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?