FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Izraeli pretendon se ka kapur 92 për qind të raketave balistike të Iranit

Ushtria izraelite thotë se ka kapur shumicën e më shumë se 400 raketave balistike që Irani ka qëlluar drejt Izraelit që nga fillimi i luftës SHBA-Izrael.

“Kemi pasur shkallë të shkëlqyera përgjimi, afërsisht 92% shkallë përgjimi të suksesshëm”, tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite, nënkolonel Nadav Shoshani, në një konferencë për shtyp të dielën.

Komentet e tij vijnë pasi raketat iraniane goditën qytetet e Aradit dhe Dimonës në Izraelin jugor të shtunën në mbrëmje, duke plagosur mbi 85 persona.

Swiss Digital Desktop Reklama

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei dhe dhjetëra figura tjera politike dhe ushtarake u vranë qysh në ditën e parë të nisjes së luftës. Presidenti amerikan, Donald Trump paralajmëroi më 4 shkurt se kushdo që synon të ngjitet në pozita të larta “do të përfundojë i vdekur”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?