Bilanc lufte në SHBA, Zëri i Amerikës: Rreth 34 mijë të vdekur nga koronavirusi

Në Shtetet e Bashkuara, numri i të vdekurve nga koronavirusi është 33 mijë e 903 dhe ai i të infektuarve rreth 667 mijë, sipas shifrave të Universitetit Johns Hopkins.

Presidenti Donald Trump tha se qeveria e tij po përpiqet të përcaktojë nëse koronavirusi e ka burimin në një laborator të Uhanit, qyteti kinez ku ndodhi fillimisht shpërthimi i epidemisë.

Edhe Sekretari i Shtetit Mike Pompeo tha se Kina “duhet të tregohet transparente” në ato që di për këtë çështje.

Instituti i Virologjisë i Uhanit, që financohet nga shteti, i ka hedhur poshtë pohimet se virusi e ka origjinën tek laboratorët e tij./VOA/

SHKARKO APP