Bilanc lufte në Shqipëri, 111 viktima në 6 muaj. Ja kush vret Shqiptarët!
Gjatë 6 mujorit të parë të 2017, kanë ndodhur gjithsej 111 vetëvrasje, nga te cilat 55 raste ndodhura në qytet, 56 raste në fshat. Në 40 raste viktima kanë qenë femra të moshës (2 raste të mitur deri në 18 vjeç, 11 raste nga mosha 18-30 vjeç, dhe 27 raste me moshe mbi 30 vjeç), dhe 71 raste meshkuj të moshës ( 4 raste deri në 18 vjeç, 26 raste 18-30 vjeç, dhe 40 raste mbi 30 vjeç).
Arsimi i viktimave 70% e rasteve janë me arsim 0-9 klasë shkolle, 25% e rasteve janë me arsim të mesëm dhe 5% me arsim të lartë.
Mjeti përdorur për kryerjen e vetëvrasjes: 12 raste është përdorur arma e zjarrit, 38 raste me lëndë helmuese, 24 raste me vetëmbytje dhe 37 raste me mjete të tjera. Krahasuar me 6 mujorin e I-rë 2016, ku kane ndodhur gjithsej 103 raste nga të cila 37 ndodhur në qytet dhe 66 raste në fshat, nga këto 40 raste viktimat kane qenë femra, dhe 63 meshkuj.
Shkaqet
Nga informacionet që disponojnë strukturat e Policore në Drejtoritë Vendore dhe nga hetimet e kryera rezulton se shkaqet kryesore të vetëvrasjeve janë:
1-Gjendja depresive e viktimave për shkaqe të ndryshme.
2-Marrëdhëniet familjare në krizë për shkaqe xhelozie dhe motive të dobëta.
3-Pijet alkoolike. Nga ana e strukturave të policisë janë kryer studime dhe janë dhënë rekomandime kryesisht me institucionet vendore dhe agjencitë ligjzbatuese për rritjen e kontrollit në drejtim të administrimit të substancave të rrezikshme si fostoksina apo edhe atyre farmaceutike.
Parandalimi
Policia e Shtetit punon çdo ditë për parandalimin e vetëvrasjeve dhe konkretisht:
-Në drejtim të ë zbulimit të hershëm dhe trajtimit efektiv të shkaqeve të konfliktit.
-Në identifikimin e personave me tendencë vetëvrasëse, duhet ofruar ndihmë e organizuar psikologjike dhe sociale.
-Në drejtim të sensibilizimit që qytetarët të ndërgjegjësohen, t`i denoncojnë problematikat, abuzimet padrejtësitë, dhe jo të keni turp apo frikë dhe të kalojnë në aktin më ekstrem atë të vetëvrasjes.
– Shërbimi i psikologut në shkolla duhet të jetë më shumë funksional. Duhet që ky lloj shërbimi të jetë akoma më i kujdesshëm në krijimin e marrëdhënieve më bashkëpunuese me policinë, pasi vetëm në këtë formë mund të evidentohen në kohë problemet që kanë adoleshentët, pa kaluar në përmasa shqetësuese.
– Në rast se psikologët në shkolla nëpërmjet bisedave me nxënësit që rrinë të tërhequr, të shqetësuar, apo shfaqin probleme emocionale të herëpashershme, arrijnë të zbulojnë shkakun pse këta nxënës shfaqin këto shqetësime, atëherë është më e lehtë për të ndërhyrë në familje, psikologu, policia, shërbimet sociale për të parandaluar aktin e vetëvrasjes./SH/

