Bilanc lufte, sa ka shkuar numri i viktimave nga COVID 19 në gjithë botën

Numri i viktimave dhe të infektuarve nga Covid-19 në të gjithë botën po vazhdon të rritet ndjeshëm.

Numri i viktimave ka shkuar në 14,704, ndërsa numri i personave të infektuarve ka arritur në 339,710.

Ndërkohë numri i pacientëve të shëruar ka shkuar në 99,014.

Italia është bërë vendi më i prekur nga koronavirusi. Në vend tashmë janë shënuar 5,476 viktima dhe 59,138 të infektuar.

Zonat më të prekura janë Lombardia dhe Veneto, por jo vetëm.

Kina ka pasur ulje te rasteve me Covid-19 dhe deri më tani janë regjistruar 3,270 viktima dhe 81,093.

Gjithashtu edhe në Spanjë situata paraqitet e rëndë. Numri total i viktimave ka shkuar në 1,772 dhe i të infektuarve në 28,768.

SHKARKO APP