Bilanc lufte, shkon në 600 numri i të plagosurve nga tërmeti

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu sërish ka komunikuar një shifër zyrtare të rifreskuar për numrin e të prekurve nga tërmeti i fuqishëm që goditi sot vendin. Në një postim në “Facebook”, të shoqëruar me një video ku duket në Spitalin e Durrësit, Orgerta ka bërë me dije se deri më tani janë më shumë se 600 qytetarë që kanë marrë ndihmë mjekësore në spitalet e Tiranës, Durrësit, Lezhës, Kurbinit dhe Krujës.

“Në spitalin e Durrësit për të parë nga afër situatën e të lënduarve nga tërmeti që tronditi vendin. 176 qytetarë kanë marrë shërbim mjekësor në spitalin e Durrësit, gjendja e të cilëve paraqitet e stabilizuar. Janë më shumë se 600 qytetarë kanë marrë trajtim në spitalet e Tiranës, Durrësit, Lezhës, Kurbinit dhe Krujës. Ekipet mjekësore janë në gatishmëri të plotë!”, shkruar Ogerta Manastirliu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?