Bilanc lufte, vetëm në korrik ndodhën 199 aksidente
Bilanc lufte është statistika për aksidentet rrugore përgjatë muajit korrik. Referuar një raporti nga INSTAT, zbulohet se vetëm nënjë muaj janë regjistruar 199 aksidente rrugore dhe në krahasim me korrikun e vitit 2016, numri i aksidenteve është rritur me 7,6 %.
Numri i të aksidentuarve është 272 persona nga 281 që ishte një vit më parë. Në shtatëmujorin e 2017, numri i të aksidentuarve është ulur 4,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i personave të vdekur gjatë muajit korrik 2017 është 22. Krahasuar me mesataren e personave të vdekur gjatë vitit 2016, ky numër është ulur me 1,9 %.
Në korrik, aksidentet rrugore, në 81,9 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve është kryer nga grup mosha 25 – 35 vjeç duke zënë 26,6 % të numrit të aksidenteve rrugore dhe duke u rritur me 17,8 %, në krahasim me një njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në shtatëmujorin e 2017, aksidentet rrugore të cilat kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit, zënë 80,2 % të rasteve. Numri më i lartë i aksidenteve është kryer nga grup mosha 25 – 35 vjeç duke zëne 28,0 % të numrit të aksidenteve rrugore dhe duke ulur me 5,5 % me njëjtën periudhë të një viti më parë. Në Korrik 2017, numri i të aksidentuarve për 100.000 banorë ishte afërsisht 9 persona. Krahasuar me mesataren e vitit 2016, ky numër u rrit me 17,2 %.

