Bilanci i Covid-19, Rama: 80 mijë teste të shpejta, kemi 10-fishuar numrin e tamponëve

Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës online me gazetarët me fokus shëndetësinë, ka bërë një përmbledhje të situatës së Covid-19 në vendin tonë. Ai është ndalur te kapacitetet mjekësore dhe logjistike në përballimin e kësaj lufte, teksa ka treguar se janë bërë 80 mijë teste të shpejta, dhe qeveria ka 10-fishuar numrin e tamponëve.

”Për të përballuar këtë luftë janë përfshirë 464 të rinj në stafet mjekësore dhe infermiere duke garantuar një rritje kapacitetesh sipas nevojës, spitalet janë të pajisur me të gjitha aparaturat që gjenden në çdo spital të Europës. Kapaciteti i respiratorve është pothuajse 3-fishuar. Është punuar në rritjen e kapaciteteve në çdo drejtim, logjistike dhe njerëzore, terapitë e mjekimit dhe medikamentet sipas protokollit janë të unifikuara me ato të vendeve të tjera, 1.2 mld lekë të reja trajtimi në banesë.

Flota e ambulancave është zgjeruat me 36 ambulanca të reja, në terren kemi 100 ambulanca atë reja që merren me këtë punë, ndërkohë që ajo që mbetet shumë e rëndësishme është transformimi epokal i Urgjencës. Kemi një kapacitet me një numër shërbimesh në kohë që as nuk mund të imagjinoheshin, kapacitetet laboratorike janë rritur katërfisht, numri i testimeve është 10 fish.

Kanë hyrë në përdorim testet e shpejta, janë kryer 80 mijë, 30% më shumë epidemiologë në terren, duke garantuar që 90% e të infektuarve të shikohen. Zero vaksinat për gripin në 2013-n ndërkohë që ne kemi mundësuar vaksinat falas për gripin për 250 mijë qytetarë, 4 herë më shumë se viti 2019. Ndërkohë që kemi nisur fushatën e vaksinimit anti-covid. Kemi një vonesë si të gjithë vendet e tjera për shkak të vonesës që ka sjellë vetë situata”, tha Rama.

SHKARKO APP