Bilanci i javës së parë për Veliajn: Çdo ditë nga një punë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, bëri bilancin e punës së tij për javën e parë të punës në krye të Bashkisë. Në listën e punëve të realizuar brenda shtatë ditëve, listohen shtatë gjëra.

“7 gjëra konkrete në një javë. Çdo ditë nga një punë”, shkruan Veliaj.

“Vumë në punë sahatin simbol të qytetit; Tirana me plan të ri zhvillimor; Filloi riparimi i Monumentit të Pavarësisë; Qyteti pastrohet 24/7 nga mbeturinat; Parku i ri i Vaqarrit; Nisën punë 24 administratorët e rinj; Gati shkolla “Dhora Leka” dhe Kopshti 42”, listohen në foton e publikuar prej tij në “Facebook” punët e realizuara. Kryebashkiaku Veliaj falënderon qytetarët dhe punonjësit për mbështetjen, ndërkohë që siguron se Bashkia do të kthehet në shërbim të qytetarëve. 

“Bilanci i javës së parë. Faleminderit nga zemra për mbështetjen. Pas 4 vitesh rrënim, çdo ditë nga një punë për ta kthyer Bashkinë në shërbim të qytetarëve. Tirana ka ende nevojë për shumë përkushtim e punë, por në një javë morëm situatën në kontroll për të garantuar shërbimet për qytetarët”, shkruan Veliaj.  

SHKARKO APP