Bilanci i policisë për fundjavën, 43 arrestime, 94 heqje patentash

Policia e Shtetit njoftoi sot se në të gjithë vendin ka vijuar zbatimin e masave të përcaktuara në  Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”. Sipas policisë janë marrë masa gjatë fundjavës për mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në zbatim të planit të masave janë angazhuar të gjitha strukturat e Drejtorive Vendore të  Policisë, Forcat e Lëvizshme Operacionale dhe Task-Forca e Qarkullimit Rrugor.

Në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 83 personave, janë sekuestruar armë zjarri, lëndë eksplozive dhe municione luftarake, lëndë narkotike dhe mallra kontrabandë.

Nga Policia Rrugore  dhe Task -Forca e Policisë Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi dhe shpejtësi tej normave të lejuara 22 drejtues mjetesh.

Janë pezulluar 94 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara në qendra të banuara, si dhe për drejtimi mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe në gjendje të dehur.

108 raste janë ndëshkuar për komision, si dhe janë bllokuar 6 automjete për mungesë dokumentacioni.

Nga kontrollet e kryera nga Forcat e Lëvizëshme Operacionale, në bashkëpunim me strukturat e Drejtorive Vendore të Policisë janë arrestuar 15 persona për narkotikët, krimin ekonomik e trafìqet e paligjshme.

19 persona në flagrancë për vjedhje, ndërtim pa leje, për dhunë në familje, kanosje, shkatërrim prone.

12 persona për krime ndaj personit, kundërshtim të punonjësit të policisë, përndjekje.

Janë kapur  15 persona në kërkim  dhe për armëmbajtje pa leje.

Janë sekuestruar 3 armë zjarri, 7 krëhëra, 281 fishekë, 3 kg lëndë plasëse Tritol, 100 kapsolle donator, si dhe 19 kg lëndë narkotike. Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 34 persona.

SHKARKO APP