Bilanci i projekteve të Kukësit/ Gjici: Qyteti ka ndryshuar shumë, por duhet të tjera investime!

Në një bilanc të 3 viteve të Bashkisë së Kukësit, gjatë mbledhjes me Kryeministrin Rama dhe kryetarët e të gjitha bashkive në vend, Safet Gjici tha se Kukësi ka njohur një transformim dhe zhvillim i vrullshëm.

Në fjalën e tij Gjici listoi të gjitha investimet që janë kryer nga qeveria dhe fondet e bashkisë.

Investimet në infrastrukturë të njësive administrative, ndërhyrja në lagjet e qytetit, ndërtimi i stadiumit, spitali rajonal e shumë investime te tjera ishin fokus të fjalimit së Safet Gjicit.

Por, përtej zhvillimit që ka pësuar Kukësi në drejtimin kryebashkiakut Gjici, ai bëri me dije se qyteti ka nevoje urgjente edhe për disa projekte te tjera, per ta zhvilluar edhe më shumë qytetin verior!

SHKARKO APP