Bilanci katastrofik i tërmeteve, 15 viktima dhe 37 lëkundje
Një tjetër tërmet i fortë u regjistrua pak minuta më parë në vend. Ministria e Mbrojtjes raporton se epiqendra ishte në Kepin e Rodonit, ndërsa magnituda 5 e shkallës Rihter. Kjo shënjon lëkundjen e 37 brenda 24 orësh. Ministria e Mbrojtjes gjithashtu konfirmoi se 15 njerëz kanë humbur jetën nga fatkeqësia natyrore, mes tyre edhe fëmijë. 41 të tjerë janë shpëtuar nga rrënojat. Plot të tjerë janë ende të bllokuar, por po punohet për nxjerrjen e tyre.
KOHA JONË SONDAZH

