Bimët medicinale dhe frutat e egra pa treg shitjeje

Fruta të malit, të pyllit, arrore e deri te bimët medicinale, janë burimi kryesor i të ardhurave i dhjetëra familjeve në zonën e Drenovës por jo vetëm në juglindje të vendit. Gratë me shumë mund mbledhin sherebelën, manaferrën, çajrat dhe i përgatisin për shitje.

Pavarësisht mundit, të ardhurat lënë shumë për të dëshiruar. Mungesa e vëmendjes së shtetit dhe ç’është më kryesorja, mungesa e një tregu, bën që këto familje të mos marrin frytet e mundimit që bëjnë për mbledhjen e këtyre produkteve. Edhe pse herë pas here zhvillohen panaire, sërish këto produkte janë pa një treg të rregulluar.

Janë me qindra familje në zonat e Korçës, Kolonjës e Pogradecit që merren me mbledhjen e bimëve medicinale, por në shumë raste, në mungesë të tregut, ato përballen me abuzimet e firmave grumbulluese që vendosin çmimet jo të përshtatshme për këta mbledhës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?