FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Administrata Trump tërheq 30 ambasadorë, dy prej tyre nga Ballkani Perëndimor

Administrata Trump ka tërhequr rreth 30 ambasadorë dhe diplomatë të lartë amerikanë në misionet jashtë vendit. Kështu raporton media britanike The Guardian duke cituar burime diplomatike. Ky veprim është pjesë e një procesi më të gjerë për të promovuar zyrtarë të administratës që janë besnikë ndaj politikave të reja të Shteteve të Bashkuara.

Diplomatët e karrierës zakonisht mbeten në pozicionet e tyre pas ndryshimeve të administratës, duke ruajtur neutralitetin politik. Qeveria Trump pati premtuar më parë se do të largonte atë që e quante “deep state” dhe kjo lëvizje është cilësuar nga kritikët si një pastrim i profesionistëve të shërbimit civil, përfshirë diplomatët e lartë jashtë vendit.

Rajoni më i prekur nga tërheqjet ishte Afrika, ndërsa u prek dhe Ballkani Perëndimor, me tërheqjen e ambasadorëve nga Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut. Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit tha për “The Guardian” se ”ambasadori është përfaqësues personal i Presidentit, dhe Presidenti ka të drejtë të ketë individë në këto vende që përkrahin agjendën ”America First””.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?