Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 15:35 Nisin tensionet e para në protestë Tensionet e para janë regjistruar gjatë protestës që po zhvillohet para Ministrisë së Arsimit në Tiranë. Gjatë tubimit, disa protestues u kanë vënë flakën…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Bindja Demokratike hap fushatën: Ndryshimi nis nga Shkodra

Aktualitet E diel, 7 Mars 2021 17:42
Bindja Demokratike hap fushatën: Ndryshimi nis nga Shkodra
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Bindja Demokratike ka zgjedhur Shkodrën për të nisur fushatën elektorale. Në një aktivitet, që u mbajt sot në kryeqendrën e veriut, koordinatori i Bindjes Demokratike, zoti Astrit Patozi dhe koordinatori i saj në Shkodër, zoti Tonin Uldedaj prezantuan kandidatët për deputetë të Bindjes Demokratike në këtë qark. Tonin Uldedaj do të jetë pjesë e ekipit të kandidatëve për deputetë të listës së hapur, me të cilën Bindja do të konkurrojë në këtë qark elektoral. Në hyrje të fjalës së tij, ai shprehu kënaqësinë që është përfaqësues i kësaj force politike.

“Kur pranova t’i bashkangjitem Bindjes Demokratike, një force të re politike e qendrës së Djathtë, e bana me bindjen e dikujt që ka pa në jetë për një alternativë ma shumë. Kështu dua me kenë edhe për të tjerët: Një alternativë ma shumë. Shkodra ka ditë gjithmonë me u zgjidhë, kur ka pa se dy zgjedhje nuk mjaftojnë. Shkodra, as në komunizëm dhe as në demokraci nuk ka ndejtë e lidhun në afeksione politike pa kuptim. Ajo ka qenë vazhdimisht e djathtë dhe antikomuniste, por ka ditë me i dhanë sinjale të djathtës, kur ajo e ka marrë Shkodrën si të dhanme njëherë e përgjithmonë”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ai u shpreh i bindur për fitoren e mandatit të Bindjes Demokratike në Shkodër që nuk do të jetë një mandat për partinë apo për kandidatin, por për të përfaqësuar vlerat më të mira të trevës së tyre. “Kur vij për t’ju taku’, për t’ju kërku’ besën e votës nuk e baj në emër të kryetarit dhe të partisë, por në emrin tim dhe të familjes time, në emrin tonë të mirë, në emër të vlerave tona dhe të gjërave që na bashkojën me ju. Në emër të bukës, gëzimeve dhe hidhërimeve që kemi nda së bashku. Në emër të atyne që kemi përcjellë nga kjo jetë dhe kemi pritë në këtë jetë. Mandatin që do më jepni nuk e kam për ta futë në xhep dhe për t’u kapardisë në Parlament, nëpër studio televizionesh dhe restorante në Tiranë. Ashtu siç do e marrim bashkë, bashkë do e mbajmë dhe do e ndajmë, siç kemi nda bashkë dikur bukën dhe besën e shqiptarit. Kështu që mandati im parlamentar është i joni. Unë do vij për ta kërkuar votën, jo si leje të partive të vjetra për me kapë për fyti pushtetin, por si besë të dhanme se do të përdoret vetëm për interesat tuaja”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Koordinatori i Bindjes Demokratike në fjalën e tij u shpreh se nuk është rastësi që fushata e Bindjes nisi nga Shkodra. “Nuk ka qenë rastësi që paralajmërimi për rrëzimin e diktaturës erdhi fillimisht nga Shkodra. Ishin zhvillimet në Shkodër dhe në Kavajë që paralajmëruan se diktaturës po i vinte fundi. Sot jemi pas 30 vitesh dhe Shqipëria prapë ka nevojë për një rishkundje. Sigurisht nuk jemi në diktaturë, sigurisht që ca gjëra të mira janë bërë në këtë vend këto vite, por kemi bërë shumë hapa pas gjithashtu. Ndaj sot më shumë se kurrë është e nevojshme të kemi një ndryshim dhe unë jam i lumtur që ashtu si para 30 vjetëve ky ndryshim ka për të nisur në Shkodër”.

Mund t'ju interesojë

Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belinda Ballukut

Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belinda Ballukut

Para 1 ore
Fjala e plotë e kryeministrit Rama sot në Asamblenë e PS

Fjala e plotë e kryeministrit Rama sot në Asamblenë e PS

Para 1 ore
Blendi Klosi: Spiropali vijon të jetë anëtare e PS

Blendi Klosi: Spiropali vijon të jetë anëtare e PS

Para 1 ore

Ai gjithashtu vuri theksin tek ndryshimi që ofron Bindja në këtë garë krahasuar me subjektet e tjera, duke e nisur nga vetja. “Do të thonë që çne kjo parti e re po e bën e para këtë hap, përpos vështirësive dhe pse nuk po e bëjnë ata të partive kryesore, të cilat janë bërë veterane. Sekreti është fare i thjeshtë, ne kemi listë të hapur, ata nuk e kanë! Ata janë në ankth, po presin natën e thikave të gjata, dita që kryetari do të vendosë se kujt do i qeshi buza dhe kujt do i qajë. Ne nuk e kemi këtë ankth sepse ne e kemi listën të hapur, ’ne jemi të gjithë për një dhe një për të gjithë”.

Nuk jemi musketjerë por jemi luftëtarë! Po hyjmë në një betejë për ndryshimin e Shqipërisë duke nisur nga vetja, sepse ne kemi respekt për veten në rradhë të parë, kemi respekt edhe për njëri tjetrin. Në qoftë se një votues i Partisë Demokratike apo i Partisë Socialiste, do të shkojë te kutia e votimit ai mund të votojë ose Lulzim Bashën, ose Edi Ramën sepse nuk ka mundësi tjetër. Siç e thashë, lista e tyre do të bëhet në momentin e fundit të skadimit të afatit. Ky është ndryshimi ynë me partitë e tjera. Ne i japim mundësinë Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë, që të sjellin ndryshimin”.

Etiketat e lidhura

Bindja Demokratike
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Nisin tensionet e para në protestë
Para 36 minutash

Nisin tensionet e para në protestë

Rama i jep karton të verdhë Elisa Spiropalit
Para 54 minutash

Rama i jep karton të verdhë Elisa Spiropalit

Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belinda Ballukut
Para 1 ore

Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belinda Ballukut

Protestuesit bllokojnë rrugën e Durrësit, 700 efektivë angazhohen për tubimin
Para 1 ore

Protestuesit bllokojnë rrugën e Durrësit, 700 efektivë angazhohen për tubimin

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 16 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 19 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 20 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.