Bindja Demokratike nuk do garojë në bashkitë e djathta ku ka kandidatë të pavarur

Partia Bindja Demokratike e Astrit Patozit nuk do të garojë në bashkitë e djathta ku ka kandidatë të pavarur për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Patozi deklaroi se për të gjithë Bashkitë e tjera do të kenë kandidatët e tyre të pavarur.

“Do mbështesim kandidatët e pavarur të bashkive të djathta, sepse bashkimi i forcave opozitare do të rrëzonte Ramën. Nuk garojmë në bashkitë ku ka kandidatë të pavarur. Edhe Bindja Demokratike do të përfaqësohet nga kandidatë të pavarur” deklaroi Patozi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deklarata e plotë e Patozit

Swiss Digital Mobile Reklama

“BINDJA” DO TË JETË PËRBALLË “RILINDJES” NË ÇDO BASHKI TË VENDIT

BINDJA DEMOKRATIKE është e vendosur që në zgjedhjet e 30 qershorit të bëjë betejën e saj frontale në të gjithë territorrin e vendit, duke u përballur me të gjithë kandidatët të Partisë Socialiste, pa asnjë dallim. 
Në këtë sfidë të vështirë ne do të kërkojmë mbështetjen e çdo qytetari, që e refuzon këtë maxhorancë dhe mendon se Shqipëria po qeveriset keq e mos më keq për shkak të Edi Ramës dhe qeverisë së tij të korruptuar.
Kjo do të thotë se BINDJA DEMOKRATIKE ka objektivin e vet kryesor që në në këto zgjedhje të përfaqësohet nga kandidatët e saj në çdo bashki të Shqipërisë.
Nga ky rregull i përgjithshëm do të përjashtohen vetëm këto dy raste: kadidatët e pavarur dhe ish-kryetarët e bashkive të djathta.
1-Ne shprehim vlerësimin tonë për çdo kandidat të pavarur, që është regjistruar në zgjedhje si kundërshtar i qeverisë, duke i konsideruar cilindo prej tyre si aleatin tonë të natyrshëm për një kauzë të përbashkët.
Vendimi i tyre për të garuar më 30 qershor përputhet plotësisht me bindjen tonë se rruga e vetme për ta rrëzuar dhe ndryshuar qeverinë është pjesëmarrja në zgjedhje dhe jo braktisja e tyre.
Në këto kushte, ne zotohemi se nuk do të nxjerrim kandidat për kryetar në bashkitë, ku ata janë regjistruar, por do t’i mbështesim ata, pavarësisht raportit që secili prej tyre mund të kenë me BINDJEN DEMOKRATIKE.
Arsyeja është një dhe e vetme, që votat e kundështarëve të qeverisë të mos çahen dhe që ne të arrijmë qëllimin e përbashkët, fitoren tonë ndaj çdo përfaqëuesi të “Rilindjes”.
2-Ne angazhohemi gjithashtu se do të mbështesim dhe nuk do të rivalizojmë edhe kandidatë të mundshëm nga radhët e kryetarëve të bashkive të djathta, të cilët mund të vendosin të kandidojnë në të ardhmen përballë përfaqësuesve të qeverisë.
Ne do të konsiderojmë ata njësoj si përfaqësuesit tanë, sepse mendojmë që vetëm bashkimi i çdo force opozitare mund të sjellë një rezultat fitues përballë kandidatëve të Partisë Socialiste.
Ne do t’i mbështesim ata pa asnjë mëdyshje, duke deklaruar paraprakisht që askush prej tyre nuk do t’i ketë ndonjë detyrim BINDJES DEMOKRATIKE.
Që në aktin e saj të themelimit BINDJA DEMOKRATIKE ka identifikuar si kundërshtarin e vetëm në këto zgjedhje dhe në vazhdim “Rilindjen” dhe qeverinë e Edi Ramës si përgjegjësen kryesore për krizën politike në Shqipëri dhe qeverisjen e keqe të vendit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?