Binjaket e lindura në spitalin e Dibrës, përfitojnë çekun e bebes

Adea dhe Andra janë dy binjaket e para për këtë vit që kanë ardhur në jetë në spitalin rajonal të Dibrës dhe që kanë përfituar bonusin 80,000 lekë secila. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, shprehet se: ”163 fëmijë të lindur në spitalin e Dibrës gjatë 3 muajve të parë 2019 kanë përfituar çekun e bebes nga 40,000-120,000 lekë”.

Bonusi i bebes sipas ministres, mbështet rreth 30 mijë familje në vit. Bonusi i bebes u jep familjeve 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 për fëmijën e tretë. Prindërit e fëmijëve të sapolindur e tërheqin çekin e bebes në maternitetin ku ndodhen duke kryer regjistrimin e menjëhershëm të fëmijës, duke shmangur të gjitha vonesat dhe burokracitë që kanë ndodhur më parë.

Në dy muajt e parë të 2019, 4092 fëmijë kanë përfituar çekun e bebes. Familjet e reja kanë përfituar 237 milionë lekë. Gjithashtu 1706 fëmijë të parë të çifteve të reja kanë përfituar nga 40 000 lekë bonus secili dhe 1619 fëmijë të dytë kanë përfituar bonusin 80 000 lekë secili. Ndërsa 687 fëmijë të tretë e më shumë kanë përfituar 120 000 lekë bonus secili. Për 41 lindje binjakësh dhe një lindje trinjakësh bonusi deri në 360 000 lekë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?