Bino: Futen testet e shpejta, përgjigjia del për 40 minuta
Silva Bino, Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, thotë se do të futen testet e shpejta, që përgjigjia del për 40 minuta, dhe që do të bëhen në çdo qendër shëndetësore.
”Do futen testet e shpejta që do të përmirësojë testimin dhe gjurmimin dhe do të ulë kohën e pritjes. Rezultati del për 40 minuta. Mund të kryhen pranë qendrave shëndetësore, pranë spitaleve rajonale, kjo do të rrisë kapacitetet e testimit dhe dhëniet e përgjigjes. Kjo ka dhe kufizimet e veta. Në këtë mënyrë do të kemi dhënien e ndihmës së përcaktuar për çdo qytetar. Heqja e ritestimeve është hequr pasi ka rezultuar se personat që janë positive dhe kurohen, nuk e transmetojnë sëmundjen. Këta persona nuk janë më infektues. Në ditën e 14, ata mendohen se nuk janë më infektues. Për personat që janë me rrisk ritestimi do të vendoset në bazë të një protokolli”,-tha Bino