Bino: Gjendja në spitalin e Durrësit më e rënduar, pacienti me gjendje respiratore të drejtuar
Kreu i Instituti i Shëndetit Publik, Silva Bino, nga studioja e “Tempora” nga Sonila Meço në TV Ora, është shprehur se të gjitha kontaktet e personave të infektuar janë identifikuar.
Ajo bën me dije se gjendja e rasteve të prekura në Infektiv është e stabilizuar, ndërsa personi i prekur në Durrës është më rëndë.
Silva Bino: Janë identifikuar për 24 orë të gjitha kontaktet e personave të infektuar. Është bërë një hartëzimi i gjithë zonave ku kanë qenë personat, janë marrë mostrat, janë futur në vetëkarantinë. Kjo është një punë e jashtëzakonshme. I kishim ekipet e gatshme për gjurmimin dhe mënyrën se si do të veprohet. Kjo është vetëm me rastet që kanë ardhur me rastin e parë. Gjendja e të prekurve tek Infektivi janë më e stabilizuar, ndërsa gjendja në spitalin e Durrësit është më e rënduar, se është me gjendje respiratore të drejtuar.
Kreu i Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino, tha se ka pasur miliona maskash dhe dorezash që janë shpërndarë.
Nga studioja e “Tempora” nga Sonila Meço në TV Ora, ajo u shpreh se janë bërë trajnime për përdorimin e tyre, pasi merren mostra te të sëmurët.
Bino: ISHP-ja ka pasur një sasi maskash dhe dorezash që i kishte për gjendje emergjente, në mënyrë që kur të shfaqej situata. Për maska dhe doreza për mjekun nuk ka nevojë për COVID-in. Unë di që janë shpërndarë me miliona maska. Maskat dhe dorezat janë element i rëndësishëm dhe ato janë shpërndarë. Stoku që ishte i domosdoshëm u shpërnda në Infektiv, te mjediset ku ka rrezik të transmetimit të sëmundjes. Se kur merr një mostër te të sëmurët ekspozohesh. Dhe natyrisht janë bërë trajnime me përdorimet e tyre, se duhet të dish t’i përdorësh.