Bino: Nesër nis procesi i vaksinimit në Fier, për të vijuar me…
Pas Tiranës dhe Shkodrës, procesi i vaksinimit nisi këtë të enjte edhe në Vlorë. Në pallati i Sportit ka nisur vaksinimi anti-covid për bluzat e bardha të jugut. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manstriliu u shpreh se është planifikuar që çdo ditë të vaksinohen rreth 15-200 mjekë dhe infermierë, duke filluar nga spitali i Vlorës dhe duke vazhduar me atë bashkiake.
Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, thotë se procesi i vaksinimi i të moshuarit do të nis nesër në Fier dhe pastaj në Gjirokastër.
”Sot në Vlorë, pastaj nesër në Fier, ndërkohë dhe Gjirokastra do fillojë me shtëpitë e moshuarve, Elbasani dhe Korça. Asnjë dozë nuk kemi humbur. Midis personelit shëndetësor ka shumë pak skepticizëm, pranushmëria ka qenë e mirë, vetëm ato që e kanë kaluar ua kanë lënë radhën të tjerëve, por duhet punuar për te grupet e tjera, nuk kemi pasur efekte anësore nga vaksina”.