Biokarburantet, debate për licencat – Kompanitë: Të lejohet përzierja për çdo kompani. Bejtja: Çështje e adresuar

Licencimi i kompanive për prodhimin dhe tregtimin e biokarburantit është bërë objekt debate mes grupeve të interesit dhe përfaqësuesve të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, gjatë diskutimit të projektligjit në Komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese. Kompanitë që operojnë në treg kanë kërkuar që të lihen hapësira ligjore, në mënyrë që përzierja për këtë lloj karburanti të mos kufizohet vetëm në disa prej tyre.

Sipas zv. ministrit, Ilir Bejtja, propozimi i ministrisë e ka të adresuar këtë problem.

Ligji i ri vendos një objektiv që 10% e sasisë së karburantit që konsumohet në treg të jetë biokarburant. Ndërkohë që, më herët, kompanitë që operojnë në tregun hidrokarbur kanë kërkuar një trajtim fiskal të veçantë për biokarburantet si dhe subvencione për bujqësinë që do të kultivojë bimët që shërbejnë për prodhimin e këtij lloj karburanti, me qëllim reduktimin e çmimit dhe stimulimin e konsumit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?