Biseda e fundit me gjyqtaren e vrarë

“E respektonte e gjithë lagjja. I dija problemet e saj dhe gjithnjë e mbështesja. E takova para pak ditësh.

E pyeta edhe për ish-burrin.

Më tha ‘Jam e frikësuar’”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kështu deklaroi dje, një prej fqinjave të gjyqtares, raporton “GSH”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke mos dashur të identifikohej me emër, ajo rrëfeu se shkonte shumë mirë me Fildesin, ku kujtoi edhe bisedën e fundit që kishte bërë me të.

“Jetoj këtu pranë, jam në një lagje me të.

Para pak ditësh e takova.

Po flisnim për pushimet dhe për përgatitjet që ajo do të bënte për të çuar fëmijët në shkollë.

M’u duk e shqetësuar. E pyeta se çfarë kishte, por nuk donte të më tregonte.

E pyeta për ish-burrin, për atë që sot i mori jetën dhe la fëmijët rrugëve. Më tha se ishte e frikësuar.

Të dielën i kishte zënë rrugën dhe ishin zënë. I kishte kërkuar që të ktheheshin bashkë, por Fildesi nuk pranonte.

Ishte e përkushtuar vetëm te fëmijët e saj. I thashë të kishte kujdes nga ai njeri.

Sot (dje) u trondita kur mora vesh për ngjarjen. Ai burrë nuk e meritonte të kishte një grua si ajo”, – tha fqinja e gjyqtares, së cilës i dridhej zëri gjatë gjithë bisedës së bërë me të.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?