Biseda me Bashën para përjashtimit, Berisha: I thashë se vendi nuk pranon turpërimin dhe përçmimin

Për herë të parë gjatë takimit me demokratët në Elbasan në kuadër të zgjedhjeve për kryetar të PD-së, kandidati Sali Berisha ka ndarë edhe një bisedë me Lulzim Bashën, para se ta përjashtonte nga partia. Sali Berisha ka kujtuar se Lulzim Basha i ka thënë se po nuk u përjashtua nga PD-ja, fëmijët e tij, partia dhe Shqipëria do të kenë pasoja dhe një gjë e tillë për ish-kryeministrin ishte e papranueshme. Sipas tij, për vendin tonë më e keqe është turpërimi, përçmimi dhe nënçmimi.

”Më tha se po të mos e përjashtosh Berishën, fëmijët e tij do të kenë pasoja, e po pastaj i them unë, por po mos ta përjashtosh, PD-ja do të ketë pasoja. I them se të gjitha këto le të bëhen, pasi fëmijët e mi, PD-ja, Shqipëria dhe kombi im dhe vendi im më të keqen kanë turpërimin, përçmimin, nënshtrimin dhe atë unë nuk mund ta pranoj kurrë.

Një antishqiptar i faktuar si Xhorxh Sorros me të gjitha projektet e tij për të ndarë, përçarë Kosovën, për ideoligjinë e tij që nuk pajtohet kurrkund me vlerat që ne besojmë dhe intersat tona.

E pa që kishte një pengesë në këtë rrugë dhe loboi fuqishëm me Ramën, me raportet e tij mbi të cilat firmos Sekretari i Shtetit, Blinken dhe jam i sigurtë se Blinken nuk është antishqiptar por Xhorxh Sorros po, Edi Rama po është dhe jo se e them unë por janë aktet që bën ndër më turpërueset”.

SHKARKO APP