Bisedimet Greqi-Eurogrup, pa rezultat

 

Ndërpritet takimi i eurogrupit, pa një rezultat konkret në lidhje me çështjen greke për të vazhduar paraditen e sotme në orën 11.00Do të vazhdojmë punën tonë në orën 11:00 sipas ores locale belge, tha President i Eurogrupit Jeroen Dieselbloem gjatë daljes nga takimi i ministrave të financave të vendeve antare të eurozonës në Bruksel. Kishte diskutime në thellësi mbi propozimet greke, tha Dieselbloem. Gjithashtu u diskutuan çështje lidhur me mbështetjen financiare, por edhe çështja e besimit, tha ai duke shtuar se, "Puna ndodhet në proçes".

Presion mbi palën greke

 Pas votimit të propozimit grek nga Parlamenti në të gëdhirë të së shtunës, ku me 251 vota pro propozimit iu dha një autorizim i fortë Kryeministrit Aleksis Cipras, për të negociuar me kreditorët. Pa u shua ende entuziazmi i votbesimit që do të çonte në një arritje të një marveshje të qëndrueshme sot në Bruksel, filluan edhe shantazhet dhe presionet nga ana e pales kundërshtare siç mund ta quajm anën e kreditorëve. Pa u mbledhur akoma për takimin e eurogrupit filloi një tentative e qartë për rritjen e presionit mbi qeverinë greke, perms të deklaratave të bëra nga disa ministra të financave të vendeve antare të eurozonës, por edhe të vetë kreut të Eurozonës  Jeroen Dieselblum, para mbrritjes në takimin e Eurogrupit. Sinjali i dhënë nga kreu i Eurogrupit Jeroen Dieselbloum duke folur për një takim "shumë të vështirë". Ku mes të tjerash deklaroi se "Disa ministra mbajnë një qëndrim kritik ndaj propozimit grek, sa në drejtim të thelbit të propozimit, poaq sa nuk mund të kenë besim tek pala greke". Mendimi i kreut të eurogrupit Dieselblum është pasuar nga qëndrimi i ministrit gjerman të Financave Wolfgang Schauble, i cili i quajti negociatat "jashtëzakonisht të vështira". Në të njëjtën linjë shfaqet edhe Ministri i Financave holandeze Eric Vibo, ku shprehu dyshimet nëse qeveria greke ka mundësinë për të zbatuar reformat që u hodhën poshtë në një referendum një javë më parë. Kto deklarata dhe të tjera si kto pa dyshim që kanë ndikimin e vet në mbarëvajtjen e takimit dhe sigurishtqë do të tentohet tu kërkohen masa të tjera grekëve.

Kujtim Vani

Korrespodent i Koha Jone, Athinë

 

SHKARKO APP