“Biznes familjar” për trafikimin e drogës, merret vendimi drastik ndaj 5 shqiptarëve në vendin fqinj

Gjykata e Apelit e Selanikut ka dënuar me burgim të përjetshëm 5 shqiptarë, katër me lidhje familjare me njëri-tjetrin.

Gjykata dënoi kreun e grupit Arjan Xhafaj, nga Cakrani i Fierit, bashkëshorten e tij Lutmira Xhafaj 43-vjeçe, pronare e një bar-kafe në Cakran, edhe dy nipërit e 52-vjeçarit, Avelino Feimi dhe Klevis Muskaj, si edhe një 36-vjeçari Ilirian Baraj, i cili ka nënshtetësi greke, por me origjinë shqiptare.

SHKARKO APP