Biznes tallavaje në Senatoriumin e Korçës, kërnackat po dëmtojnë pacientët (VIDEO)
Ish-kryeministri Sali Berisha, me anë të një statusi në faqen e tij në “Facebook”, ka publikuar një video të bërë në Senatoriumin e Korçës. Berisha shkruan se brenda ambienteve të Senatoriumit të Korçës ndodhet një biznes tallava, e ndërsa kujton se mungojnë ilaçet. Qytetari në mesazhin e tij shkruan se zhurma e tij shqetëson pacientët, ndërsa shton se kjo nuk është më e keqja pasi aty piqen edhe kërnacka.
Statusi i plotë
Biznes tallava e qeveritareve te Norieges ne vend te ilaçeve ne Sanatoriumin e Korçes!
Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital! sb
“Me lejoni tju dergoj disa pamje nga spitali senatoriumi i korçes ku brenda ambjentit te tij ndodhet nje biznes tallava. Zhurma e tmershme jo vetem qe shqeteson pacientet po i semur me keq ata. Lere zhurmen qe seshte hiç para tymit te kernaceve e qebaptores te ketij biznesi. Ju qe jeni doktor e dini me mire qe te semuret e senatoriumit duan ajer e jo tym qebaptoreje. Shumica e te semureve vijne marin mjekimin e shkojne qetsohen ne shtepi se ketu eshte makth.Besoj e vini re dhe tymin qe del. Po megjithate nqs keni mundesi dergoni dike ta vertetoje nga brenda spitalit megjithese e di gjith korça se çbehet ketu”.
https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/869989449828630/

