Bizneset nuk përballojnë taksat, lejohet të punojnë në shtetrrethim, por nuk kanë xhiro
Një pjesë e bizneseve që lejohet të punojnë edhe në kohën e emergjencës nuk kanë xhiro as për të paguar detyrimet e shtetit. Përmes ora neës ata apelojnë për tu përfshirë në paketën e ndihmës së qeverisë, teksa theksojnë se rrezikojnë edhe falimentin
3 nga bizneset që ju shtuan listës së subjekteve që mund të ofrojnë shërbim në periudhën e ndalim qarkullimit janë libraritë, kancelaritë dhe gomisteritë.
Por megjithëse këto biznese funksionojnë, xhiro e tyre është thuajse zero aq sa nuk përballojnë dot detyrimet ndaj shtetit.
“Shpenzimet janë shumë të mëdha, drita ujë, internet, gjithçka, ama fitimi nuk nxjerr shpenzimet ditore.”
“Qiraja është e lartë. Kemi shumë pak të ardhura për ët mbyllur shpenzimet.”
Oraret e shkurtuara dhe kufizimi i lëvizjeve i ka vënë ata në vështirësi.
“Jemi hapur të mbijetojmë.”
Qëndrimi në karantinë ka bërë që librat për fëmijë të jenë më të kërkuarit.
“Kemi pak kërkesa për fëmijët, për moshat e vogla që janë në shtëpi.”
Librashitësit shprehen se përdorimi i rrjeteve sociale i ka larguar lexuesit me librin duke sjell një reduktim të ndjeshëm të kërkesave.
“Njerëzit janë fokusuar në internet, por nuk lexojnë.”
Ata bëjnë thirrje që lexuesit të afrohen me librin.
“Le të na bëjë kjo pandemi që të afrohemi me fëmijët dhe leximin.”
Pas kufizimit të aktivitetit për 3 javë, këto biznese gjenden në vështirësi dhe kërkojnë përfshirjen në paketën e ndihmës nga qeveria.