Bizneset rrisin kërkesat për vendparkime biçikletash

Shtimi i korsive të dedikuara, bllokimi i qendrës së qytetit për automjetet dhe nismat e ndryshme të ndërmarrë nga Bashkia e Tiranës duke se ka sensibilizuar opinionin publik për të parë si mjet transporti përdorimin e biçikletave.

Krahas përpjekjes së bashkisë për të shtuar korsitë e dedikuara, janë edhe bizneset e Tiranës që po aplikojnë për t’ia dedikuar biçikletave vendparkimet përpara ambienteve të tyre. Nga Bashkia e Tiranës është raportuar se janë dhënë 20 leje të tilla, ku vendi miratohet që të mos ketë pengesë për këmbësorët, bizneset apo edhe trafikun e makinave.

Në Tiranë është vënë re se është shtuar një numër i konsiderueshëm i qytetarëve që përdorin biçikletën në vend të makinës apo të transportit publik.

Në një postim në rrjetin social Facebook, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ftoi qytetarët që këtë pranverë të përdorin sa të munden biçikletat. “Aplikacioni ‪#‎TiranaImeka korsitë e biçikletave, do t’i shtojmë për të inkurajuar pedalimin. Bashke për një qytet me më shumë oksigjen. Tirana nuk ndryshon nga kori i cinikëve që kritikojnë, por nga njerëzit që bëjnë gjëra me energji të bukur e pozitive”, shkruan Veliaj. Më poshtë fotot e publikuara në faqen e tij.

SHKARKO APP