“Biznesi i jetës” drejt falimentimit

250 litra qumësht i mbetën kësaj familje në Lumth të Lushnjes në shtëpi këtë të martë.

“Unë sot do ja fal gjithë far e fisit tim”

Grumbulluesi ashtu siç kishte paralajmëruar nuk erdhi ta marrë, për shkak të protestës së nisur prej ngërçit të krijuar me TVSH.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por për këtë familje që u kthye nga emigrimi dhe investoi në një fermë më 10 lopë ky është biznesi i jetës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dhe në rast se situata nuk do të zgjidhet, për ta do të thotë të humbin gjithçka.

“Të gjitha investimet që kam bërë në Greqi, shteti mi ka bllokuar të gjitha rrugët, le të vijë të marrë lopët dhe në fund le të marrë edhe familjen”

Edhe në rastet kur qumështi është grumbulluar, çmimi është ulur me deri me 5 lek për litër, çka e dëmton direkt fermerët që e tregonin me maksimumi 40 lek për litër në kohën më të mirë.

Por këtë hall sot e kanë të gjithë fermerët dhe blegtorët e Myzeqesë dhe më gjerë.

Ndaj shoqata e industrialistëve shqiptare kërkon zgjidhje nga qeveria.

Zusi: Po shkatërrohet fermeri, industrinë dhe gjithçka tjetër.

Për t’i tërhequr vëmendjen qeverisë, të mërkurën blegtorët e Myzeqesë do të zbresin sërish në protestë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?