Biznesi mbyll qepenat: Nuk nxjerrim dot bukën; Bushati: Të largojmë Ramën që të shpëtojme Shkodrën e Shqipërinë

Pandemia dhe mungesa e një skeme mbështetje, ka bërë që qindra biznese në Shkodër të ulin qepenat e pjesa tjetër të jetë në kushtet e mbijetesës.

Drejtuesi politik i qarkut te Shkodres Helidon Bushati, u takua me biznese  dhe qytetarë të shumtë, të cilët i ankohen për gjendjen e vështirë ekonomike, rënien e fuqisë blerëse dhe konkurencën e pa ndershme.

Gjendja e vështirë ekonomike, evidentohet lehtë dhe rrugët e Shkodrës pasi shumë dyqane i kanë qepenat e ulur.

Bizneset ankohen se në këto 8 vite qeveria ka harruar të kthejë sytë nga këta të fundit.

Bizneset dhe qytetarët shkodranë kërkojnë ndryshimin e qeverisë së vjetër.

Helidon Bushati shpalosi programin e PD-së për bizneset, i cili bazohet mbi taksa të ulta dhe lufton korrupsionin.

Helidon Bushati: Si ka shku ?

Qytetari 1: Copë-copë.

Helidon Bushati: Ka rënie, nuk ka shitje ?

Qytetari 1: Si për cdo vit.

Helidon Bushati: Sa vjet ke që e ke hap?

Qytetari 1: Tesh 27 vjet.

Helidon Bushati: E si është sot në krahasim me vitet e tjera?

Qytetari 1: Po mbijetojmë.

Helidon Bushati: Me mbijetu vetëm , tan ky dyqan me mbijetu…

Helidon Bushati: Si kanë shku punët? A jeni tu mbyll?

Qytetari 2: Po, jena qysh në 4.30 nade.

Helidon Bushati: Si ka shku puna? A keni shtije?

Qytetari 2: Me nxjerr buken.

Helidon Bushati: Vetëm me nxjerr buken?

Qytetari 2: Për ma tepër s po na lajnë.

Helidon Bushati: Unë jam Helidon Bushati…

Qytetari 3: Të njof, t’a priftë Zoti mbar.

Helidon Bushati: Faleminderit. A do të bahena gjithë bashkë me ndryshu situatën?

Qytetari 3: Ishalla po, me ndryshu jo vetëm ti , por tan. Se unë falimentova, qysh ne 2003 itu .

Helidon Bushati: Falimenton si rezultat I konkurencës se pandershme, se dikush pagun taksat, dikush jo. Dikush i nanës, dikush i njerkës .

Qytetari 3: Qysh në 2003 , tan falimentim sepse shesin tan nëpër rrugë edhe kështu ca kam me fol unë ma . Jam e folun e gjitha kur kam dal në falimentim. Dyqani bosh se nuk kam me ca me e mbush, se falimentim.

Qytetari 4: Shifi dyqanet, asnjë lekë sim err kush me qera , asnjë lekë. Vec shyqyr punon njeni këtu me ndihma, asnjë lekë si merr. Kahap aj I lagjes tonë , për lagjen tonë , këta lokale e kafe 30-40 lekë rakiaedhe ikjo është fukarralleku. Aj që don me mendu me vu doren në zemër edhe me ba ndryshimin . Ishalla për të miren e tanve , pilafi s’mban më ujë. Ma merr mendja , nuk ka njerëz që hasim në rrugë ndoshta kanë frikë ,a kanë marre i ka ardh shpirti me dal . Si të majtë, sit ë djathtë vec me e ba ikyt ndryshim. Erdhi kjo pandemia s’ka kush na bën hismet prej kësaj qeverie, pesëqindë mijë veta me ik pej Shqipërie është marre e turpi I botë.

Helidon Bushati: E shpopulloi Shkodren e Shqipërinë. Ne duhet me sjell ndryshimin. A të del pensioni me ble ilaçet ose ushqimet?

Qytetari 5:Pensioni është një problem i pazgjidhur jo vetëm për mu, por për të gjithë.

Helidon Bushati:Për 650 mijë pensionista alternative e partisë demokratike, angazhimi I partisë demokratike ëshët rritja e pensioneve , minimalisht me 5 % në vit. Çfarë shqetësimesh ke?

Qytetari 6: Vijnë policia  tesh e parë, rendi vijnë  na largojnë nga këtu. Hajmë gjoba, vetëm me këto gjoba që kena hangër na kanë ik lekët. Janë edhe shokët tjerë , jo vetëm unë që po flas. Jaë edhe shokët e tjerë që flasin.

Qytetari 7: Ishalla mirë e fitore edhe kryn kjo punë …..

Helidon Bushati: Vetëm shkatërrim dhe largim .

Qytetari 7: Kam një rrele, është hap 5 herë .

Helidon Bushati: 5 herë e ke hap taraben?

Qytetari 7: A e kam hap tesh…..dmth gjithcka është 0

 Helidon Bushati: A vijnë njerëzit me ndrru goma ?

Qytetari 8: Vijnë, vijnë.

Helidon Bushati: A i vendosin të reja apo të përdorura?

Qytetari 8: Të përdorura, lehtë ka kenë situata.

Helidon Bushati: Lehtë dmth që s ka pas punë ?

Qytetari 8: S’ka pas punë , s’ ka pas lëvizje .

Helidon Bushati: Si është në krahasim me vitet e mëparshme?

Qytetari 8: Sidomos edhe kjo pjesa e covidit ka ndiku shumë , jashtë mase vec ishalla mirë.

Helidon Bushati: 25 prilli është afër, është data që mund të bëjnë ndryshimin. Mendoj që gjithë bashkë jemi dakort në faktin që duhet me ndryshu me 25. Mbas 8 viteve shkatërrim duhet me fillu lulëzimi

SHKARKO APP