Biznesi mbyllen qepenat, thirrje Ramës: Boll më

Nga ora 11:00 deri në 12:00, Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm ka bërë thirrje për mbylljen e qepenave. Bizneis i vogël dhe i mesëm do të zhvillojë sot protestën e tij kundër taksave të larta.

Kryetari i kësaj shoqate Albert Nasto deklaroi dje: “Kemi bërë thirrje që të na përkrahin sepse kjo është nga reformat më të rënda që është bërë në 27 vjet. Kjo do të rrënojë biznesin e vogël dhe të mesëm. Ne nuk do të lejojmë këta 4 -5 oligarkë që të na marrin bukën e gojës, bashkë me mediat, bashkë me opozitën, të zgjedhurit tanë, shoqërinë civile, të rinjtë shqiptarë të organizohemi. Sepse mbyllja e qepenave ishte gjysëm lëvizje. Tani e tutje duhet të dinë se biznesi nuk njeh parti, biznesi po shkatërrohet nga kjo qeveri, biznesi po shkatërrohet nga z.Rama.

Çdo biznes në Republikën e Shqipërisë të ulë qepenat, të hyjë në grevë urie, të mbyllim subjektin dhe të protestojmë. Sepse kjo është kauzë e madhe, duhet të fitohet nga ne dhe nga opozita, nga populli shqiptar. Duhet të protestojmë për vendosjen e TVSH-së, për klimën e biznesit, kërkojmë uljen e taksave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bëj thirrje Kryeministrit të ndërrojë rrugë sa nuk është vonë, të mbledhë mendjen sepse ndryshe biznesi do të reagojë fort.

Swiss Digital Mobile Reklama

Solidarizim dhe mbështetje nga të gjithë populli. TVSH-ja nuk pranohet nga ne, do të jetë shkatërruese për ne. Bëj thirrje biznesit e vogël dhe te mesëm që nesër nga ora 11:00-12:00, të ulë qepenat e biznesit, t’i themi këtij plani ogurzi për biznesin: Boll më!”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?