Biznesi në Korçë i vë kyçin dyqaneve

Thirrjes për të mbyllur aktivitetin nga ora 11:00 deri në orën 12:00 iu përgjigjën masivisht edhe biznesi në Korçë.

Biznesi i tregut maqedonas i ka vënë çelësin dyqaneve për një orë, duke u bërë pjesë e protestës në të gjithë vendin. Në Korçë janë rreth 120 biznese që i janë bashkuar protestës.

Të gjithë tregtarët ulën qepenat në shenjë proteste kundër vendimit të qeverisë për uljen e pragut të vetëdeklarimit të TVSH-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata refuzojnë të paguajnë Tatim mbi Vlerën e Shtuar, skemë në të cilën u futën që prej 1 prillit. Me bizneset është edhe opozita, e cila prej ditësh ka bërë thirrje për mospagimin e TVSH-së si një formë të mosbindjes civile.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?