Biznesi shqiptar i kumarit po zhvendoset në Mal të Zi

Media e Malit të Zi raporton se dy kompani kryesore shqiptare të lojërave të fatit kanë aplikuar për të zhvendosur kapitalet e tyre në Mal të Zi.

Vendimi vjen pas bllokimit që qeveria shqiptare bërë për lojërat e fatit dhe kazinotë.

“Administrata e Lojërave të Fatit në Mali të Zi po konsideron dy kërkesa për marrjen lejeve nga kompanitë, pronarët dhe drejtorët e të cilave janë shtetas shqiptarë që jetojnë në Shqipëri”,- tha Mirko Rajkoviç, një këshilltar i pavarur në administratës për gazetën malazeze “Pobjeda”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të ardhurat nga koncesionet për kazinotë në Malin e Zi, sipas statistikave zyrtare, gjatë vitit 2018 llogariten në 15 milionë euro. Mediat shkruajnë se me hyrjen e kompanive shqiptare të ardhurat nga ky biznes do të rriten për buxhetin e shtetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?