Biznesmeni ankohet për taksat dhe sulmon mediat “kazan”

Një nga biznesmenët e ftuar nga Lulzim Basha për të folur për protesta kundër qeverisë, nisi të flasë me gjuhën e Edi Ramës, në momentin që iu drejtua mediave në takim.

Me një shqipe të çalë dhe të fragmentuar, ca nga mllefi i taksave që i ka vënë mbi kokë Edi Rama, ca nga kamerat që e filmonin biznesmeni i quajti gazetarët “kazan”, që është dhe epiteti i preferuar i Edi Ramës për gazetarët.

“Ndërsa me ju mediat, që edhe po, po… mos u ktheni shumë në media kazani se pastaj kur ju quajnë media kaz mek media kazani, zëni dhe zini dhe dhe…

Jepini gjërat, jepeni realitetin e këtij populli se sa më shumë ta jepni, aq më mirë.

Thirrje të gjithëve: Nesër mbyllje qepenash, në çdo cep të Shqipërisë!” u shpreh biznesmeni në fund të takimit duke lënë gojëhapur gazetarët që dëgjonin prej një ore hallet e biznesmenëve dhe fjalën e Lulzim Bashës në takim.

YouTube player

SHKARKO APP