Biznesmeni denoncon 11 inspektorë të IKMT-së, policia i procedon penalisht

11 inspektorë të IKMT-së janë denoncuar sot në Policinë e Tiranës nga një biznesmen i cili deklaroi në Sektorin e Krimit Ekonomik se këta inspektorë u paraqitën sot në biznesin e tij.

Sipas denoncimit, nga 11 inspektorë të paraqitur, vetëm 4 prej tyre kishin urdhër për të kryer inspektimin.

Pas denoncimit, 11 inspektorët u shoqëruan në Policinë e Tiranës dhe u pyetën. Pas deklarimeve të tyre, Policia e Tiranës në komunikimin edhe me Prokurorinë e Tiranës, inspektorët janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet i kaluan prokurorisë për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?