Biznesmeni nga Lushnja, dëshmi kundër Emiljano Shullazit

Kallëzimi i një biznesmeni duralumini nga Lushnja është bërë shkak që Gjykatat e Apelit për Krimet e Rënda të vendosë mbajtjen në burg të Emiljano Shullazit, Blerim Shullazit dhe Gilmando Danit.

Më 25 janar 2016 në biznesin e tij shpërtheu një sasi eksplozivi.

Biznesmeni është Adriatik Kërçuku, shkruan Shqiptarja.com.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas saj, Kërçuku rezulton të ketë depozituar një dëshmi në Komisaritin e Lushnjës dhe më pas në Drejtorinë e Policisë së Fierit, ku tregonte se në muajin Janar 2016 është telefonuar nga një numër i panjohur duke i kërkuar takim, por ai i është përgjigjur se s’mund të takoheshin pasi atë ditë ndodhej në Durrës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas dëshmisë së biznesmenit të aluminit, telefonata e panjohur është kryer pas vizitës që katër djem të panjohur kanë kryer në biznesin e tij në autostradë, afër Lushnjës.

Më është zbuluar se bëhej fjalë për Emiljano Shullazin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?