Biznesmeni takoi të dyshuarin një ditë para se tu vriste
Hetimet mbi vrasjen e biznesmenit Memli Begalla, zbulojnë se viktima dhe një nga të dyshuarit janë takuar një ditë para ngjarjes. Një ditë para se të qëllohej për vdekje në parkingun pranë banesës së tij, Begalla ka konsumuar një kafe me një prej personave të dyshuar si autorë të vrasjes, konkretisht me Ardian Serezi, me të cilin kishte njohje të mëparshme.
Hetimi ka zbuluar konfliktim e interesit të dyve në vitin 2014, kur Serezi ishte prangosur në lidhje me transportimin e një sasie kanabisi. Pas prangosjes, Serezi ka thënë se Begalla i kishte premtuar se do interesohej për daljen e tij nga burgu, por pasi e kishte 2-3 herë nuk ishte interesuar më për të.
Sipas hetuesve, mëngjesin e 13 shkurtit 2018, një ditë para ngjarjes, Serezi e ka pritur biznesmenin pranë banesës së tij, ku edhe janë takuar rreth orës 7:30 dhe kanë konsumuar një kafe në një lokal të zonës.
Pas kësaj bisede, Serezi e ka telefonuar viktimën pasditen e asaj dite si edhe të nesërmen, por pa mundur të komunikojë me të.
KOHA JONË SONDAZH

