Biznesmenit në Nikël i marrin 100 mijë euro, grabitësit i presin gishtat me gërshërë
10 persona të armatosur dhe të maskuar kanë hyrë në banesën e biznesmenit Nazmi Çangu në Nikël të Fushë-Krujës, ku e kanë dhunuar dhe i kanë vjedhur mbi 100 mijë euro.
Duke qenë se Çungu nuk ka pranuar të tregojë se ku është çelësi i kasafortës, ata e kanë rrahur, i kanë gjuajtur me qytën e armëve dhe e kanë lidhur duke i prerë gishtin duke i shkaktuar fraktura të shumta në trup. Ajo që mbeti pas ishte një njeri i mavijosur në fytyrë dhe trup dhe një krevat i larë në gjak.
Biznesmeni ka një lokal në pronësi të tij, mobileri dhe merret me agro-turizëm. Ai më parë ka punuar në Policinë e Shtetit dhe më pas është marrë me tregti private. Ai është i martuar dhe ka 4 fëmijë.
Nazmi Çungu ka qenë edhe dëshmitar në 2016 në procesin gjyqësor ndaj Emiliano Shullazit. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të situatë të mëparshme të biznesmenit për të zbardhur dhe dinamikën e grabitjes së ndodhur sot.
KOHA JONË SONDAZH

