Blair interviston Ramën në Dubai: Pas 5 vitesh, Shqipëria do të ketë standardet e BE-së

Në Samitin Botëror që po mbahet në Dubai, kryeministri Edi Rama, tregoi gjatë një bisedë të drejtuar nga Tony Blair, se në shërbimet publike në Shqipëri tashmë është “zhdukur” nga qarkullimi letra. Sa i përket rrugës së Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Europian, Rama tha se teknologjia ka rezultuar të jetë “një bekim për vendet që kanë mbetur pas”.

“Për të hyrë në Bashkimin Europian, teknikisht na duhet të transfuzojmë të gjithë të ashtuquajturin korpus të legjislacionit të Bashkimit Europian, sa për t’i dhënë një ide auditorit, janë më shumë se 4 mijë akte ligjore, nënligjore që duhet të transferohen. Tradicionalisht, kjo ka nënkuptuar për vendet përpara nesh një armatë përkthyesish, hartuesish, një armatë certifikuesish dhe minimalisht në rastin e Kroacisë që është shumë e suksesshme u deshën 7 vjet. Pra, Kroacisë iu deshën 7 vjet, 7 vjet vetëm për të bërë këtë transfuzim letrash, është një mal me letra.”

I pyetur se si e sheh të ardhmen në 5 vite, kryesocialisti theksoi se do të donte që Shqipëria të ishte pas 5 vitesh një vend që punon dhe sillet si të jetë europian, pavarësisht nëse do t’i përkasë familjes europiane apo jo.

SHKARKO APP