Bledar Jambelli porositësi i vrasjes së Artan Cukut

Bledar Jambelli, i kërkuar nga policia si porositësi i vrasjes së ish- kreut të Policisë së Vlorës Artan Cuku, dyshohet se fshihet në Spanjë.

Verifikimet e kryera, konfirmuan se deri para pak javësh ai qëndronte në kryeqytetin spanjoll në Madrid.

Për shkak se ai ka ndryshuar herë pas herë vendin e strehimit dhe duke përdorur dokumente të falsifikuara ka mundur t’iu shpëtojë policisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Spanjë ai dyshohet se është ribashkuar me një grup shqiptarësh të përfshirë në trafik droge e vrasje. Këto aktivitetet të paligjshme shkaktuan një luftë mes bandave shqiptare në Spanjë. Nga këto përplasje në vitin 2006, u vra Seldi Zanaj, në Barcelonë. Për këtë krim u dyshua Sokol Rama. Në shenjë hakmarrjeje me 11 Nëntor 2006, në qendër të Vlorës, u vra oficerja e Marinës, Eleonora Rama 47 vjeçe, nëna e Sokol Ramës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tri javë më vonë, pranë Pusit të Mezinit, Bledar Jambelli në bashkëpunim me një person tjetër dyshohet se vrau për llogari të Sokol Ramës, Shpëtim Mukën, daja i vëllezërve Zanaj. Në këtë atentat u plagos edhe nipi tjetër i Mukës, Edvin Zanaj, i cili u vra me 1 Nëntor të vitit 2007, në afërsi të maternitetit “Koço Gliozheni” në Tiranë. Edhe në këtë vrasje dyshohet se është përfshirë Jambelli. Arrestimi i tij, në vitin 2012, nga Policia e Vlorës që drejtohej nga Artan Cuku, mund të kishte çuar në dokumentimin e një serie vrasjesh mes dy grupeve. Pikërisht ky është edhe shkaku që mendohet se ka çuar Jambellin të porosisë vrasjen e Cukut. /Tv Klan/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?