Bledi Çuçi: Kemi ulur moshën mesatare të Policisë së Shtetit

Ka nisur testimi për aplikantët në Akademinë e Sigurisë. Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka publikuar pamjet nga salla në Pallatin e Kongreseve teksa shkruan se 714 aplikantë konkurrojnë për 300 vende vakante në Policinë e Shtetit.

“I gjithë procesi monitorohet nga kamerat dhe korrigjimi i testit do të bëhet me Scandron, në prezencë të vetë aplikantëve, për të garantuar transparencë maksimale”, thotë Çuçi.

Më tej Ministri i Brendshëm thekson se këto vite në Policinë e Shtetit janë afruar rreth 3 mijë të rinj duke ulur ndjeshëm moshën mesatare të efektivëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Do ta ruajmë këtë trend dhe do të ecim me shpejtësi në këtë korsi për të arritur te mesatarja e vendeve të BE-së, si dhe do të vijojmë rrugën e pakthyeshme për të modernizuar më tej Policinë e Shtetit përmes investimeve në teknologji. Kapacitetet dhe profesionalizmi i punonjësve të Policisë do të barazohet me atë të partnerëve tanë europianë”, përfundon reagimin e tij ministri Çuçi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?